Tragjeditë e klandestinëve në det vazhdojnë:dje në Siçili sot në ishujt grek të Rodosit

0

Pas tragjedisë së fundjavës në Siçili, një tjetër anije me emigrantë është fundosur, këtë herë në brigjet e ishullit grek të Rodosit.

Në bord mendohet të kenë qenë 200 deri në 300 klandestinë. Anija, sipas raporteve në shtypin grek, është përplasur me disa shkëmbinj. Deri tani, nga uji janë nxjerrë trupat e pajetë të 3 viktimave, ndër të cilët një fëmijë, por sipas gazetës greke “Ta Nea” të vdekurit shkojnë deri në 20.

Rreth 80 persona kanë mundur të shpëtohen, ndërsa kërkimet për të tjerët vazhdojnë. Shumë prej emigrantëve janë hedhur në ujë pa pritur ndihmën dhe kanë notuar deri në breg. Sipas autoriteteve greke, anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë, por trafikantët e kishin braktisur pas përplasjes me shkëmbinjtë.

Ndërkohë, sipas IOM janë edhe 3 anije të tjera me klandestinë në det të nisura nga Libia, njëra prej të cilave ka lëshuar një sinjal për ndihmë. / Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here