Tragjedi amerikane: Nëna vrau të bijën duke e menduar për hajn

0

Një tjetër tragjedi amerikane nga armët e zjarrit. Një grua ka vrarë gabimisht të bijën, pasi ka kujtuar se i kishte hyrë hajduti në  shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Florida, në Saint Cloud. 27-vjeçarja Ashley Doby e cila shihet në fotografi me këtë tekst është vrarë me armë zjarri nga nëna e saj, Sherry Campbell, 45 vjeçe, në shtëpinë ku jetonin të dyja. Për fatin e saj të keq, vajza është kthyer nga një festë më herët sesa ora që u kishte thënë prindërve.
Nëna e saj ka dëgjuar zhurmë në shtëpi dhe duke menduar se dikush kishte hyrë për të vjedhur ka qëlluar me një pistoletë të kalibrit 38. Vajza është plagosur në zonën e kraharorit dhe ka humbur jetën në spital pak orë më vonë.
Ngjarja është cilësuar aksidentale dhe ndaj gruas nuk është ngritur akuzë.  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here