Trafikim me armë, kapet lëndë shpërthyese, mitraloz…

0

Raportohet se në Fushë-Kosovë janë arrestuar dy persona pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë shpërthyese TNT me peshë 12400 gram dhe dy pushkë të gjata të tipit mitraloz MP-84. Policia e Kosovës ka raportuar sot se me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake janë kontrolluar edhe dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48, 700€ para si dhe dy telefona celular. Gjatë hetimeve është arrestuar edhe i dyshuari tretë i cili supozohet se i ka shitur armët. Me vendim të prokurorit kompetent tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here