Tradhëtoi burrin, gruaja në Indi rrihet me kamxhik dhe…

0

Ky është momenti tronditës kur një grua u fshikullua 100 herë me rrip nga burri i saj si dënim për tradhëti, para se ajo të rrëzohej para turmës pa ndjenja.

Gruaja e lidhur tek duart e saj në një litar të varur nga një pemë, dëgjohet duke bërtitur me dhimbje, ndërsa burri vazhdon ta godasë përpara një turme njerëzish.

Por humbja e ndjenjave nuk ishte fundi i tmerreve për gruan e cila u sulmua dhe u përpoq të përdhunohej nga bashkëfashtarët e saj, të cilët e kërcënuan gruan të mos i denonconte kur asaj iu rikthyhen ndenjat.

Dënimi i egër ndaj gruas u krye pasi vetë bashkëshorti i saj e kapi duke ikur me të dashurin e saj. Sipas policisë së Bulandshahrit, gruaja kishte ikur me të dashurin e saj që në javën e parë të marsit dhe po qëndronte me të në shtëpinë e një të afërmi.

Më 10 mars, burri i saj dërgoi një mik për ta bindur atë të kthehej në shtëpi – duke i thënë asaj se do ta harronin të kaluarën dhe do ta fillonin sërish jetën e tyre.

Kur ajo u kthye, u ngrit një gjykatë e pleqve të fshatit për të vendosur një dënim – që ajo duhet të fshikullohej 100 herë me rrip nga bashkëshorti i saj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here