Tracey Ann Jacobson largohet nga Kuvendi i Kosovës

0

Ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, është larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për ndryshimet e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, njofton KTV.

Ende nuk dihet përse ajo është larguar nga seanca ndonëse ishte ndër të parat që kishte arritur në ndërtesën e Kuvendit.

Ajo, bashkë me ambasadorë të shteteve të tjera të akredituar në Kosovë, janë aktivisht të angazhuar që Kuvendi i Kosovës ta themelojë Gjykatën Speciale e cila do të merret me krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here