Tottenham mezi ka fituar sonte kundër Fulham, derisa skuadra ka mbetur pa dy lojtarët e saj kryesor Harry Kane-in e lënduar dhe Heng-Min Son që është në Kupën e Azisë me Korenë e Jugut

Tottenham mbetet njëra prej skuadrave në garë për titull në Premier Ligë, derisa Liverpool është tetë pikë para skuadrës së Mauricio Pochettinos kurse pesë pikë pas Manchester City.

Në dhjetor Tottenham ishte në vendin e dytë dhe u cilësua si skuadra që do të sfidonte Liverpoolin për titull pas një serie pozitive me disa fitore radhazi.

Por, pa Harry Kane dhe Son, Tottenham nuk dukej më ajo skuadër e rrezikshme.

Ata sot mezi kanë fituar me Fulhamin që është në pozitën e 19-të në Premier Ligë, një skuadër që konsiderohet favorit për të luajtur në Championship sezonin e ardhshëm.

Fulham në pjesën e parë ishin afër edhe që të shënon dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 17-të ku Fernando Llorente shënoi një autogol .

Një ndërprerje dhe pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, Llorente e devijon topin në rrjetë të Lloris.

Në pjesën e dytë Tottenham sulmojë më shumë. Goli i barazimit erdhi pas një kombinimi në mes të Eriksen dhe Alli ku ky i fundit shënon me kokë në minutën e 51-të.

Goli i fitores për Tottenham erdhi në minutën e parë shtesë të ndeshjes, ku i riu Winks shënoi me kokë pas krosimit të N’koudou.

Me këtë fitore Tottenham arrin në kuotën e 51 pikëve dhe është në vendin e tretë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here