Tortës që i ndryshojnë ngjyrat (VIDEO)

0

Kjo tortë, ka pushtuar tashmë internetin pasi ndryshon ngjyrën e saj në varësi të këndit ku ndodhet.

Në këtë video të publikuar në “Youtube” nga pastiçerja CharlotteSometime, shihet se si torta merr ngjyrë blu, jeshile, më pas vjollcë, portokalli, të verdhë dhe pink.

Charlotte e cila punon në pastiçerinë “Karsch’s Village Market” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon tortën që rrotullohet në një pjatë dhe ndërron ngjyrat e saj.

Ndërkohë, torta “kameleon” ka hapur shumë debate për shikuesit të cilët thonë se nuk është reale, e ndërsa të tjerë përpiqen të shpjegojnë teknikën që krijon iluzionin optik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here