Tortë me dardhë, ja receta si ta gatuani në shtëpi

0

Për të gjithë adhuruesit e pemëve dhe ëmbëlsirave, kjo është receta e shijshme që i bashkon të dyja.

Ëmbëlsirë me dardhë: Përbërësit: 300gr biskota të bluara 5 lugë sheqer pluhur 150gr margarinë e shkrirë Lëng dardhe sipas dëshirës 4 dardha të mëdha 5 filxhan sheqer 3 filxhan ujë 2 pudinka vanilje Krem pana (shllag) Arra të bluara

Udhëzimet: 1. Përziejmë biskotat e bluara, sheqerin pluhur, margarinën e shkrirë. 2. Përziejmë të gjitha dhe pastaj shtojmë lëng të dardhës sipas nevojës apo dëshirës derisa masa të bëhet e njëtrajtshme të cilën do të mund t’a shtrini lehtësisht në kallëpin për ëmbëlsira 3. Dardhat i qërojmë dhe grijmë në copa katrore të vogla. Shtojmë ujin dhe sheqerin dhe ziejmë për 10 minuta 4. Pluhurin e pudinkave e tretim me pak ujë të ftohtë dhe shtojmë tek dardhat që zihen dhe përziejmë vazhdimisht deri sa të trashet masa. 5. Kremin e largojmë nga zjarri, e lëmë pak të ftohet, dhe e vendosim përsipër shtresës me biskota dhe e lëmë të ftohet. 6. Pas ftohjes e dekorojmë me krem pana dhe arra të bluara

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here