Topalli: Të rikthehet Berisha në krye të PD-së

0

Ish-kryetarja e Parlamentit në Shqipëri Jozefina Topalli ka shprehur publikisht idenë e saj për rikthimin e ish-Kryetarit Sali Berisha në krye të PD-së.

Në një intervistë me gazetarin Turjan Hyska në emisionin ‘Oktapod’, Topalli tha se modeli i liderit Berisha po tregon që ka të ardhme për politikën e Partisë Demokratike.

Deputetja demokrate nuk iu përgjigj pyetjes nëse Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është një lider, por ajo tha se modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen.

Topalli foli edhe për procesin e dekriminalizimit, ku tha se roli i Ambasadorit Donald Lu ka qenë kyç në të gjithë hapat e krijimit dhe miratimit të ligjit në fjalë.

Ndërsa u pyet për deputetin Taulant Balla, Topalli kërkoi ndjesë për fjalët me të cilat i është drejtuar kur ajo ishte Kryetare parlamenti, edhe pse shtoi se deputeti socialist, “i meriton plotësisht”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here