Tom Doshi: U them gjithë shqiptarëve, nuk kam armik tjetër veç Ilir Metës

0

Tom Doshi ka rrëfyer në “Top Story” si e mori vesh se donin ta vrisnin.”Më mori në telefon Mark Froku dhe unë isha më familjen në Budva. Ku je më tha se ka diçka urgjente”.
“Kur u ktheva ai më tha se ka takuar dikë që i ka thënë se Ilir Meta do të më vrasë. M’u duk e çuditshme se kemi pasur miqësi. Për herë të parë pashë në Sheraton këtë djalin që më njihte. Ishte veshur me një bluzë portokalli dhe mbante syze. Ai u paraqit dhe iku pa më folur. Ai m’u shfaq pastaj para derës së shtëpisë. Ai quhej Rezi dhe më ndiqte mua gjithmonë. Këtu e mora vërtet kërcënimin dhe takova Durim Banin. Ai më tha se porosia qe nga Ilir Meta. Unë i lash porosi gruas, po ndodhi gjë e kam prej Metës. Këtë ja kam thënë edhe Ramës që në fillim, që në verë se kërkon të më vrasë Ilir Meta. Ai më tha se “të ka shpëtu zoti”. Tom Doshi jep një version të kundërt me Ministrin e Brendëshëm. Sipas Tahirit policia i bëri të gjitha hetimet dhe arriti në konkluzionin se nuk ka pasur tentativë për vrasje. Por Doshi sot pretendon se Tahiri nuk i ka thënë kurrë se ka arritur në një përfundim të tillë. Tom Doshi e ka mbyllur rrëfimin e tij me shprehjen “U them gjithë shqiptarëve, nuk kam armik tjetër veç Ilir Metës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here