Tollovi e madhe para qeverisë, alivanoset një veteran i UÇK-së

0

Një ish luftëtar i UÇK-së, i cili ka gëzuar statusin e veteranit dhe kishte dalë sot për të aplikuar për pensionin, është alivanosur përderisa priste në rend.

Ai është rrëzuar dhe shtypur nga të tjerët për shkak të numrit të madh të tyre, raporton Kosovapress.

Para objektit të qeverisë veteranët kanë shkaktuar një tollovi të madhe.

Numër i madh i veteranëve po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë, duke dashur që të dorëzojnë dokumentet për të fituar të drejtën e pensionit në shumë prej 170 eurove.

Përkundër pakënaqësive, siç raporton KP, numri i madh i atyre që kanë gëzuar statusin e veteranit kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë, pasi kjo e fundit javë më parë vendosi që pensioni për të gjithë veteranët të jetë 170 euro.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here