Tokio është qyteti më i sigurt në botë

0

Sipas indeksit të matjes së sigurisë nga “Economist Intelligence Unit”, Tokio, kryeqyteti i Japonisë është qyteti më i sigurtë në botë. Shpalljen e qytetit më të sigurtë në botë e kanë përcaktuar disa faktorë, siq janë siguria digjitale-matja e cilësisë dhe sigurisë në internet, frekuencat dhe vjedhjet e identitetit, siguria shëndetësore që përfshinë jetëgjatësinë e qytetarëve, si dhe numrin e shtreterve spitalor në raport me numrin e popullsisë, infrastruktura, ku vlerësohet cilësia e rrugëve dhe numri i njerëzve që vdesin për shkak të fatkeqësive natyrore, siguria personale ku përfshihen masat e sigurisë, luftimi i krimit, shkalla e gatishmërisë së policisë dhe numri i krimeve, në veqanti atyre të dhunshme. Tokio i ka përmbushur më së miri shumicën e këtyre kritereve por ka patur qytete të tjera të botës që i kanë përmbushur më mirë disa nga këta faktorë. Për shembull Singapori, ka qenë qyteti më i mirë rreth sigurisë personale, New Yorku dhe Los Angeles në segmentin e sigurisë digjitale, Cyrihu në shëndetësi dhe infrastrukturë, ndërkaq Toronto ka dalë të jetë qyteti më i mirë për të jetuar, kur flitet për mjedisin e biznesit, demokracisë dhe koston e jetesës.

Rang lista e 10 qyteteve më të sigurta të botës:

1. Tokio
2. Singapur
3. Osaka
4. Stokholm
5. Amsterdam
6. Sidnej
7. Cyrih
8. Toronto
9. Melburn
10. New York

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here