Tmerri në Kinë: Rreth 10,000 qenë therren për mish

0

Një festival i përvjetshëm në jug-perëndim të Kinës për therrjen e qenve ka filluar, pavarësisht protestave të aktivistëve për të drejtat e kafshëve, raporton BBC.

Rreth 10,000 qenë do të therren për të përfituar mishin e tyre në Yulin, në provincën Guangxi, prej të shtunës e deri të hënën, për të shënuar solsticin veror, raportojnë mediat kineze, transmeton Indeksonline.

Një arsimtar i pensionuar nga qyteti kinez, Tianjin, mori vëmendjen e të gjithëve kur u pa duke vrapuar pas qindra qenëve për t’i shpëtuar nga therrja.

Ndërkaq, qytetarët dhe tregtarët thonë se therrja e qenve bëhet në mënyrë humane.

Në anën tjetër, aktivistët thonë se therrja është e pamëshirshme, duke nxitur nisjen e një fushate virtuale që është përkrahur nga më se 3.8 milionë njerëz deri tash. Poashtu kjo fushatë, këtë vit, ka marrë përkrahje të madhe nga të famshmit vendor dhe të huaj.

china

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here