Tjetër tragjedi në Strellc të Deçanit, vritet një fëmijë

0

Një tjetër vrasje e rëndë është kryer në fshatin Strellc të Deçanit. Një fëmijë është vrarë duke u qëlluar me plumba.

Burime të Koha.net nga vendi i vrasjes së djaloshit që thuhet të jetë 9 vjeçar në Strellc të Epërm, bëjnë të ditur se ai ka qenë duke ngrënë ushqim në një “Fast Food”, ku pas një mosmarrëveshje paraprake mes dy personave ka ndodhur një shkëmbim zjarri para lokalit dhe është goditur viktima, i cili quhej Ylber Malaj.

Sipas të njëjtit burim viktima në vend të ngjarjes është plagosur e më pas ka vdekur gjatë transportimit në Qendrën Mjekësore në Deçan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here