Tito – Rankoviç, e përbashkëta dhe dallimi mes tyre

0

FEHMI RAMA

Kush ishte Aleksander Rankoviçi?

Aleksander Rankoviç u lindë në vitin 1909,ishte i njohur më pseudonimet “Leka” dhe “Marko”,nga lufta e Dytë Botrore dual më graden e gjeneralit,ishte themelues i OZNA-së më vonë UDB-ja,në hirearkinë institucionale jugosllave arriti të jetë njeriui i dytë pas Titos më të cilin ishin edhe kumbarë.

Rankoviçi njihet më veprimet e tij si shtypja e rezitencës anti-jugosllave në Kosovë dhe vurja nën administrimin ushtarak,arrestimin e Drazha Mihajloviçit përmes rekrutimit që i kishte bërë një bashkëpunëtori të tij,mbledhjën e misrit dhe grurit nga fshataret,ndjekien dhe burgosjen e të gjithë atyre që konsidëroheshin si informbyroist,poashtu me iniciativen e tij u ndërtua burgu famëkeq i Goli Otokut.

Tito ishte për defaktorizim e shqiptarëve,favorizoj kosovarët të lëshonin vendin e tyre

Gjatë vitëve 1944-1966, u zhdukën nga territori që tashmë konsiderohet serb në Kosovë dhe në viset e saj 70 mijë shqiptarë, mbi 30 mijë të tjerë u eliminuan gjatë viteve 1949-1966. Shëmbujt më tipikë të këtyre krimeve shfarosëse janë pushkatimi i 17 mijë shqiptarëve në Tetovë, Gostivar, Tivar, Mitrovicë etj.

Qëllimi krucial i elitave serbe dhe atyre prosebre ishte që shqiptarë të këtë sa më pak,dhe viset e tyre të popullohën më kolon serb.

Lufta e udhëhequr nga Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në Drenicë,ndali vrullin e kolonizimit të serbëve në Kosovë. Por Jugosllavia u hakmorr duke masakruar mbi 30 mijë shqiptarë në Drenicë, gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 1944-1945.

Vrasjet dhe torturat ç’njerëzore serbet i vazhduan në vitet 1955-1957, torturuan më shumë se 50 për qind e burrave të Kosovës. Ishin të njohur kampet e përqendrimit dhe burgjet famëkeqe titiste, ku gjetën vdekjën me mijëra shqiptarë si në: Goli-Otok, Idrizovë, Srem,etj.

Tito përtriu reformën agrare,duke ua marrë tokat shqiptarëve dhe duke ua dhënë serbëve e malazezëve. Kjo bëri atë që përveç kolonëve të paraluftës, të vijnë kolonë të rinj. Në rrethet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës e Ferizajit, u vendosën rreth 53 mijë kolonë serbë e malazezë kjo ndodhi gjatë vitëve 1947-1948. Po ashtu, në atë kohë u përtërinë të gjitha mënyrat e detyrimit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Është e dokumentuar se mbi 50 për qind e elementit malazez, kroat dhe nga Bosnja, që jetojnë sot në Kosovë, kanë ardhur pas Luftës së Dytë Botërore.

Dhuna serbe ndaj popullit etnik të Kosovës e viseve të saj u shfaq edhe njëherë në shtypjen e demonstratave të vitit 1968, 1981, 1989-1990. Përveç kësaj, janë ndjekur nga UDB me dosje përpunimi më shumë se 120 mijë shqiptarë.

Tmerri nga shërbimi sekret jugosllavë
Aleksander Rankoviç,Çedo Mijoviç dhe Vukadin Vojdiç, e përbëjnë trinomin të cilin edhe pas kaq vitësh mbahet në mendë,akcioni i mbledhjës së armëve, shpërngulja për në Turqi kishte marrë përmasa masive, arratisjet në Shqipëri, torturat brutale dhe proceset e montuara gjygjësore me karakter politik.

Në këtë katrahurë nëpër të cilën po kalonte Kosova, mjerisht kishte edhe të atillë, që me vetëdije të plotë, disa nga shantazhi e disa tjerë nga frika, ishin vënë në shërbim të UDB-së. Ja një shëmbull: Një shqiptar me plisë të bardhë dhe më shallë në kokë, nga një fshat i Pejës gjatë LDB ka qënë partizan, ishte në shërbim të UDB-së po ashtu pjesë e Këshillit të Lugut të Baranit,gjatë akcionit të mbledhjës së armëve ishte shumë aktiv,mirpo pas rënjës së Rankoviçit ishte shëndrruar në titist. E ka vizituar edhe Titon në Beograd,në vizitat e Titos në Kosovë gjithnjë ka qënë i pari që i ka uruar atij mirëseardhje,në xhaketë mbante të varura ëmblemen me fotografi të Titos si dhe disa dekorata jugosllave qe i ishin dhënë për “meritat” e tij protitizmit. Në moshën e pleqëris, ky titist,pothuajse ishte çmendur.

Tito nuk e shkarkoi Rankoviçin,për shkak të dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve

Rankoviçi nuk u shkarkua nga funksionet politike dhe partiake,për shkak të dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve qysh njihet në popull,por për shkak të fërkimëve mbrenda aparatit shtetëror jugosllavë.

Fundi i karrierës së tij, ishte afera e përgjimeve që UDB-ja e praktikonte në atë kohë. Në rezidencën e Titos dhe kabinetin e tij të punës në Beograd, ishin instaluar mjete përgjuese,këtë aferë Tito e hetoi dhe e vertetoi me anë të një komisioni të themeluar nga vetë ai, në krye të të cilit ishte maqedonasi Kristo Cervenkovski.

Në Plenumin e Brioneve u vendos qe Aleksander Rankoviçi, të shkarkohet nga të gjitha funksionet politike e partiake së bashku më një numër të bashkpuntorëve të tij,si dhe mënjeherë të fillohet më reformën për ristrukturimin e UDB-së, që pas kësaj afere do të shëndrrohej në SDB.

Me largimin e Rankoviçit, Tito përfitoj shumë, i forcoi pozitat, të cilat i ishin lëkundur. Në Jugosllavi dhe në Kosovë në veçanti, filloi një epokë protitiste dhe një simpati e hapur për të.

Megjithatë nuk mundë të tërhiqet simetri me komunizmin e 20 vitëve të para me atë të 20 viteve të fundit,Kosova gëzonte një autonomi të fituar në vitin 1974,por nuk e gëzoi të qënurit republikë në Jugosllavinë federale. Millosheviq posa erdhi në pushtet e rrënoi këtë autonomi.Kosova për një dekadë përjetoi okupim klasik të pasuar me një luftë të paparë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here