Tiranë:Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi

0


Shkak është bërë arrestimi i shefit të Interpol Tiranës Artan Bajraktari dhe shefes së sektorit  Loreta Alla, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me dosjen e ardhur nga Belgjika për deputetin Mark Frroku

Në kërkesën për dorëheqje të parevokueshme që mban datën 31 mars 2015 dërguar  kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Didi i quan veprimet e dy drejtuesve të policisë, dhe ngjarjen “si të papranueshme” për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit” dhe “cënuese” për  imazhin e policisë.

“Meqë nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit” argumenton Didi në kërkesën e tij

Kërkesa e plote e dorëheqjes, Didi s’e parandalova dot 

Në kërkesën për dorëheqje  drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Tahiri, Artan Didi shkruan: “Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjeskur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe të asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton

Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri ata përpara përgjegjësisë penale cënoi në një farë mase imazhin e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye duke e vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit të cilin unë e drejtoj duke vlerësuar se nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here