Tiranë:Dy veta, breshëri plumbash drejt një lokali, plagoset Rezarta Laknori

0

Në Tiranë sot është plagosur me armë zjarri një 29-vjeçare në zonën e “Don Boskos”. Rezarta Laknori është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, nga ku mësohet se ka marrë plagë në këmbë. Nga dëshmitarët e ngjarjes mësohet se , dy persona të pamaskuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt lokalit ku ndodhej edhe e plagosura Laknori.
Dy djem të rinj të pamaskuar dhe të armatosur janë parë nga banorët të largohen mes pallateve, menjëherë pasi kanë qëlluar me armë ndaj gruas, e cila është transportuar nga policia në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. E plagosura Laknori, mësohet se ndodhej në një lokal pranë kompleksit të pallateve me bashkëshortin e saj dhe me fëmijën e mitur.
Sipas informacioneve, në momentin kur shtetësja Laknori po largohej nga lokali, autorët qëlluan shtatë herë drejt biznesit.
Autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugicave që të çojnë pranë shkollës “Qazim Turdiu”. Policia e mbërritur në vendngjarja është vënë në ndjekje të autorëve, jo vetëm me kontrolle të shumta në të gjithë zonën, por edhe me shoqërimin e dëshmitarëve që mund të hedhin dritë mbi këtë ngjarje. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit, për të zbuluar identitetin e dy autorëve..
Sipas të dhënave të para, mësohet se autorët dhe të sulmuarit ndodheshin në dy tavolina të ndryshme në të njëjtin lokal. Ndërkohë që, debatuan mes tyre për motive të panjohura. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy palët nuk kishin njohje me njëri-tjetrin./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here