Tiranë: Zjarr në një kopsht, evakuohen 150 fëmijë

0

Është përfshirë nga flakët një kopsht pranë zonës së Selitës në Tiranë. Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Nga informacionet paraprake të policisë, bëhet e ditur se është bërë e mundur nxjerrja nga kopshti i 150 fëmijëve, të cilët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Burimet policore njoftojnë se, “zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, duke djegur kabujt në mjedisin e brendshëm të kopshtit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here