Tiranë: Vrasësit e ish-policit përdorën automjet me targa të falsifikuara

0

Mjeti që ka qëlluar me breshëri plumbash drejt ish-efektivit të policisë, Arben Bilali,  ka qenë me targa të falsifikuara.  Në “Benzi-n” me ngjyrë të zezë ndodheshin dy persona, ku njëri prej tyre ishte shoferi dhe tjetri ekzekutori. Mësohet se ky i fundit nuk ka dalë nga makina, por ka qëlluar nga brenda saj me breshëri.  50-vjeçari Arben Bilali është qëlluar brenda automjetit tip “Hyundai” me targa, AA69864HI.

Viktima ka qenë i ulur në sendiljen e pasme dhe ndoshta automjeti ishte gati për tu nisur. Personat që i bënë atentatin e llojit mafioz lëviznin me një automjet tip “Benz” dhe kanë qenë të maskuar. Mister mbetet se kush ishte motivi që e nxori Arbenin nga banesa, pasi prej vitesh ai qëndronte i ngujuar së bashku me pjesën tjetër të familjes. Vrasësit kanë pasur informacion për lëvizjen e tij dhe nuk kanë humbur kohë që të përfundojnë atë që nisën në maj të vitit 2010. Në këtë periudhë ish-efektivi i policisë u plagos me 4 plumba dhe arriti t’i shpëtonte vdekjes. Vrasësit u rikthyen sërish dhe në gusht të po atij viti, Arbenit i ekzekutuan vëllain, ish-mundësin e Dinamos, Leonard Bilali.

Historia e vrasjeve zinxhir ka nisur që në vitin 1998, ku persona ende të paidentifikuar vranë shtetasin Bujar Bilali, vëllai i ish-efektivit. Ndonëse numri i viktimave në këtë familje ka shkuar në 3, policia ende nuk ka mundur që të arrestojë ndonjë person si të dyshuar për vrasjet zinxhir.  Rreth orës 14:35 , të një dite më parë në zonën e Selitës, Tiranë,  Arben Bilali  është plagosur me armë zjarri. Ndonëse ai u dërgua në spitali, nuk mundi që tu mbijetojë plagëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here