Tiranë: Studentët sërish në protestë

0

Studentët e Tiranës, të përkrahur edhe nga gjimnazistët kanë nisur sërish protestën ditën e sotme. Mësohet se një pjesë e tyre ndodhen para Kryeministrisë, ndërsa pjesa tjetër po proteston para Ministrisë së Arsimit.

Me thirrjet “8 pika, dy sheshe, një kauzë”, studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë, në qytetet e tjera të vendit, nga veriu në jug studentët kanë dalë në protestë edhe sot për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Mësohet se studentët e Elbasanit dhe Shkodrës do t’i bashkohen protestës në Tiranë, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të protestojnë pranë universiteteve të tyre.

Studentët e Elbasanit kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Tiranë. Ata janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, ku do të qëndrojnë përreth një orë. Më pas do marshojnë në këmbë në rrugën e Metalurgjikut. Ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do nisen drejt Tiranës.

Të rinjtë janë nisur nga fakultetet e tyre për t’u drejtuar për nga ministria dhe Arsimit, ku dhe është destinacioni i tyre final.

Studentëve të Tiranës, ju janë bashkuar edhe një pjesë e gjimnazistëve, ndërkohë që edhe Universitetet e rretheve kanë bojkotuar mësimin, duke u solidarizuar në protestë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here