Tiranë: Arrestohet polici, akuzohet për korrupsion pasiv

0

Edmond Jupe, inspektor në policin rrugore është arrestuar nga ana e strukturave të Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat(DSHÇBA), pas vendimit të gjykatës së Tiranës që caktoi masën e sigurisë, arrest me burg për të. Sipas policisë, Jupe akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët 6-mujor të DSHÇBA-së dhe task forcës së Prokurorisë së Tiranës. Jupe punonte pranë trupës së shërbimit në Seksionin e menaxhimit të trafikut urban dhe shoqërimit të të arrestuarve në komisariat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here