Tiranë: Arrestohen 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

0

Arrestohen 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë ndërsa nën hetimet janë edhe 8 të tjerë. Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës dhe Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Për këtë çështje janë izoluar me arrest ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha dhe Drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Gjithashtu, po verifikohen edhe veprimet dhe përgjegjësia konkrete e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por edhe ish-ministri Petrit Vasili, pasi po hetohet pikërisht periudha kur institucioni drejtohej prej tyre.

Hetimet janë shtrirë ne 5 tenderë: Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative; Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale; Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës; Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerre në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit.

Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here