Tihomir Oreshkoviq, kryeministër i ri i Kroacisë

0

Kolinda Grabar-Kitaroviq, presidentja e Kroacisë në ora 23:53 ka dhënë lajmin se sapo ka nënshkruar vendimin për shkarkimin e kryeministrit të deritashëm dhe emërimin e kryeministrit të ri të këtij shteti.

“Sapo nëshkrova vendimin për shkarkimin e Zoran Millanoviqit dhe vendimin për emërimin e Tihomir Oreshkoviqit si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kroacisë”, ka njoftuar ajo në Facebook.

Zgjedhja e kreut të ri të Qeverisë kroate është bërë pas seancës e cila në Parlamentin e Kroacisë ka zgjatur pothuaj tërë ditën e premte ku në fund qeveria e re i ka marrë 83 vota, 61 deputetë kanë votuar kundër dhe 5 kanë qenë të përmbajtur.

Kroacia u bë me qeveri të re pas më shumë se dy muaj që kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare atje.

Pas votimit të qeverisë së re i erdhi fundi qeverisjes 4 vjeçare të qendrës së majt dhe në  qeverisje u kthye qendra e djathtë në krye me HDZ-në.

Kabineti i kryeministrit Oreshkoviq ka 20 ministri, nga të cilët 3 femra.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here