Tifozi armen: “Nuk janë të mirëpritur tifozët shqiptarë, u sollen keq me ne”

0
Artour Danielyan, një nga organizatorët e FAF-it, ultrasëve të Frontit të Parë Armen, ka thënë se e vlerëson policinë shqiptare, njerëzit e thjeshtë, por jo edhe tifozët.
 Danielyan ka thënë se tifozët shqiptarë nuk janë aq të mirëpritur, për shkak të sjelljeve të tyre drejt armenëve në qytetin e Elbasanit.

“Njerëzit në përgjithësi kanë qenë gjithashtu shumë të sjellshëm, e cila disi binte në kundërshtim të madh me stereotipet e zakonshme të formuara në Evropë … Por, tifozët shqiptarë nuk janë shumë të mirëpritur, prej të shtënave të armëve dhe fishekzjarrëve që u qëlluan drejt autobusit tonë dhe hotelit ku lojtarët tanë të qëndruar”, ka thënë ai, shkruan Java News.

Danielyan gjithashtu akuzoi Ballistin, për përhapjen e thashethemit se ata do t’a digjnin flamurin shqiptar në ‘Elbasan Arena’.

“Unë mendoj se kjo do të jetë një ndeshje shumë e tensionuar, sidomos për Shqipërinë. Unë mendoj se një rezultat me barazim do të jetë më i mundshmi. Deri tani s’kemi pasur asnjë problem me asnjë prej tifozëve ose grupeve në Armeni. Deri tani (intervista u zhvulla të shtunën në darkë), nuk kemi parë ndonjë grupim tifozësh shqiptarë në Jerevan. Por, tifozët tanë kanë qenë shumë të zemëruar me thashethemet e gabuara të përhapura nga një tifoz i veçantë shqiptar – Ismail Morina. Çfarë tha ai se ne jemi gati për të djegur një flamur shqiptar ishte një gënjeshtër, dhe për më tepër ai kurrë nuk kërkoi falje për përhapjen e gënjeshtrave”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here