Tifozët e “Torcidës” dhe të “Plisave” rrahen në Elbasan

0

Nuk kanë munguar incidentet në prag ndeshjen me Shqipëri-Armeni që pritet të luhet pas pak orësh në Elbasan.

Një sherr masive është shënuar mes një grupi tifozësh nga Mitrovica dhe tifogrupit Plista të Prishtinës.

Shkak është bërë një thirrje në serbisht e një pjesëtari të tifogrupit “Torodica” të Mitrovicës, teksa kjo ka sjellë reagimin e tifozëve prishtinas.

Më pas mësohet se kanë filluar dhe përleshja ku raportohet për një tifoz të plagosur me thikë I cili është dërguar në spital si dhe dy tifozë të tjerë janë dëmtuar me mjete te forta.

Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe situate aktualisht është qetësuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here