Tifozët e « Standardit » i « prenë » kokën futbollistit Steven Defour (foto)

0

Steven Defour, emër i një futbollisti të njohur belg,ish kapiten i Standardit të Liegës për disa vite  dhe tash futbollist i Anderlehtit.Dje dhe sot emri i tij u laku nga media të ndryshme belge dhe ndërkombëtare.Shkak i kësaj u bë ndeshja në mes të dy rivalëve të kahmotshëm Standard-Anderleht,dhe pikërisht Steven Defour,ish kapiteni shumëvjeqar i Standardit,tash lojtar aktiv i Anderlehtit,u kërcënua përmes një banderole super gjigande nga tifozët e Standardit me “prerje” koke dhe me mbishkrimin në anglisht “Red or Dead”(kuq ose vdekje).Rasti është duke u shqyrtuar nga organet zyrtare si ato të drejtësisë poashtu edhe Federata e Futbollit belg.Sipas tifozëve të ekipit të Standardit,ideja e kësaj banderolle ka origjinën që 6 muaj,e inspiruar nga filmi me përmbajtje horror « E premte 13 ».Jo të vogla ishin reagimet.Kryetari i komunës së Liegës Willy Demeyer ,që ishte edhe spektator në tribuna,deklaroi se « asgjë nuk është mbi ligjin,e as futbolli ».Ekipi i Standardit poashtu u deklarua se « ka humbur besimi »,duke aluduar në tofozët e tij.Për këtë ngjarje u deklarua edhe babai i Steven-it duke e konsideruar këtë si një « vepër që vështirë  kapërdihet »,por beson që është një numër i vogël i tifozëve të Standardit që janë përfshirë në të. »Si prind nuk mund të jem indiferent.Duket që klubi i Standardit nuk kanë qenë në dijeni.Mendoj që Federata e futbollit të Belgjikës do t’i marrë masat  e duhura për ngjarjen ».tif

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here