Zyra e Prokurorisë Provinciale në Madrid ka kërkuar që tifozët e PSV Eindhovenit të dënohet me një vit burg, pasi që ata ishin tallur me lypsarë në kryeqytetin spanjoll në mars të vitit 2016.

Si shtesë ndaj këtij dënimi me burg, secili tifoz i klubit holandez do të duhet t’i paguajë 600 euro si dëmshpërblim për sjelljen e turpshme që kishin shfaqur ndaj katër viktimave të tyre, transmeton Gazeta Express.

Tifozët e PSV-së ishin kapur në kamera duke i përqeshur një numër të lypsarëve në qendrën e Madridit, Plaza Mayos, para ndeshjes mes klubit holandez dhe Atletico Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Prokuroria ka bërë të ditur se këta tifozë i kishin detyruar disa gra të bënin pompa në shkëmbim të parave, i kishin gjuajtur ato me kanaqe birrash dhe kishin djegur para në vlerë prej pesë eurosh para tyre.

Kryeministri i atëhershëm i Spanjës, Mariano Rajoy, kishte thënë se ishte ndierë i sëmura nga sjellja e pështirë dhe e paedukatë e tifozëve të PSV-së. Edhe vet klubi holandez kishte premtuar se do t’i dënonte personat përgjegjës.

Edhe gjashtë tifozë të tjerë të PSV-së ishin arrestuar në atë kohë, pasi u akuzuan për dëmtim të pronës dhe prishje të rendit publik. Ata kishin dëmtuar vetura, kishin djegur kontejnerë dhe ishin përfshirë në përleshje fizike me kundërshtarët, pasi e humbën ndeshjen kundër madrilenëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here