Tifozët e Kilit sulmuan familjen e Messit

0

Familja e Messit u sulmua gjatë finales në Kupën e Amerikës.

Familja e superyllit argjentinas, Lionel Messi, është sulmuar dhe ofenduar nga disa tifozë të Kilit në kuadër të finales në Kupën e Amerikës.

CBS Sports njofton se tifozët kilianë pak para përfundimit të pjesës së parë, kanë sulmuar zonën ku po qëndronte familja e Messit.

Ata ofenduan rëndë familjarët e lojtarit, që kishin udhëtuar për ta shikuar drejtpërdrejt finalen.

Vëllai i Messit, Rodrigo, u godit nga njëri prej tifozëve, teksa familjarët e tjerë u larguan nga ajo pozitë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here