Thomas Muller: Messi dhe Ronaldo janë të pakrahasueshëm

0

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller insiston se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë larg më të mirë se futbollistët tjerë.

Ai insiston se ai nuk duhet të krahasohet me Messin dhe Ronaldon.

Muller po ashtu tha se nuk e sheh veten të jetë ndonjëherë i nominuar për të fituar Topin e Artë.

“Mund të imagjinoj shumë gjëra, por kurrë veten duke qenë favorit ndonjë vit për Topin e Artë. Nuk mund të krahasoheni me Messin dhe Ronaldon, ata janë para të gjithëve”, tha Muller.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here