Thika, mjet i preferuar për qërim hesapesh në Prishtinë

0

PRISHTINË, 20 JANAR – Thika është përdorur si mjet për qërimin e hspaeve të disa delikuentëve në Rajonin e Prishtinës. Zyra për informacion e Policisë së Kosovës nga Prishtina ka njoftuar të martën se një ditë më parë kjo ka ndodhur në 3 raste në këtë rajon. Së pari në Fushë Kosovë, është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajte. Poashtu në rrugën “Emin Duraku”, në Prishtinë, të njëjtën ditë është arrestuar një mashkull tjetër shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull poashtu shqiptar, duke i shkaktuar lëndime trupore. E në lagjën “Kalabria”, nëPrishtinë, dy të dyshuar meshkuj shqiptarë kanë kërcënuar me thikë punëtorët e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, të cilët ishin duke kryer detyrën. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here