Themeluesi i Facebook-ut planifikon të ndërtojë një qytet për 10 mijë punëtorë

0

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, planifikon të ndërtojë një qytet në breg të oqeanit, afër selisë së Facebook-ut në San Francisko, me një sipërfaqe prej 80 hektarësh, ku do të banojnë 10 mijë punëtorë të kësaj kompanie. Plani i Zuckerbergs është quajtur “Zee-town“ dhe qyteti duhet të pajiset me të gjitha kushtet për jetesë të 10 mijë punonjësve. Brenda qytetit, përveç shtëpive, është planifikuar të ketë supermarkete, qendra tregtare, hotele, kinema. Tokën ku do të fillojë ndërtimi Facebook e ka blerë për 400 milionë dollarë dhe është e vendosur në tokën e cila është selia e kompanisë aktualisht.
Arkitekti i ngarkuar me ndërtimin dhe dizajnimin e projektit është i famshmi Frank Gehry, i cili e ka projektuar Muzeun e famshëm Guggenheim në Spanjë. Në dispozicion tashmë janë 200 miliardë dollarë, para të cilat kompania i ka në plan për të vënë mënjanë për këtë projekt.
albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here