Themelohet Këshilli Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar

0

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale(MPMS), Rita Hajzeraj-Beqaj, mori pjesë në themelimin e Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar. Në këtë takim siq ka njoftuar për media Zyra për Komunikim Publik e MPMS-së, u diskutua për bashkëpunimin dhe prioritetet për vitin 2016, në sektorin e aftësisë së kufizuar. Ky këshill do të punojë në zbatimin dhe monitorimin e politikave nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Zëvendësministrja e MPMS-së, Rita Hajzeraj tha se ky këshill është i vendosur që të punojë zyrtarisht në arritjen e objektivave të qeverisë. Ajo ka nënvizuar se, me qëllim të avancimit të punës së këshillit, mund të koordinojë aktivitetet, zgjerojë anëtarësinë, si dhe bashkëpunimin me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here