Themelimi i Forcave të Armatosura, realitet i kohës

0
FEHMI RAMA
Me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, vihet themeli i sigurisë brenda vendit i transhuar kohë më parë nga lufta për çlirim, kjo luftë u përkrahë në vitin 1999 nga NATO-ja. Kombinimi i forcave të UÇK-së nga toka dhe të NATO-së nga ajri, u shpërblye me çlirimin përfundimtar të Kosovës. Kosova pas çlirimit u vu nën administrimin civilo-ushtarak të ndërkombëtarëve, kurorzimi i mëvetësisë së Kosovës u bë më shpalljen e pavarësisë në 2008-tën, nga ajo kohë pamë shtetndërtim, njohje të pavarësisë nga shtete mike dhe integrim evropian duke kaluar fazën postranzitore. Mirëpo formësimi i njëmendtë shtetëror bëhët kur të formohen forcat e armatosura, forca të cilat do të jenë organi institucional i thirrur për sigurinë e vendit. Më formimin e FAK-ut, hapen mundësit për të qënë kontribues të paqës rajonale por dhe më gjerë. Shteti është sovranë në kuptimin e plotë të fjalës atëherë kur ushtari i cili i shërben vendit të tij qëndron i armatosur dhe në këmbë në shtetin e tij,pa u rrezikuar nga askush atëherë mundë të thuhet së jemi vend i sigurtë i mbrojtur nga forcat tona në kordinim me aleatet. Forcat e armatosura të Republikës së Kosovës do të jenë të obliguara për evitimin nga lufta dhe mbajtien e paqes, mbrojtien dhe sigurimin e popullit, mbrojtjen nga kërcenimet e sigurisë së brendshme dhe kalimin e situatave katastrofike brenda dhe jashtë vendit duke ndihmuar autoritetet vendase nëse ato vetë nuk mundë ti përballojnë dotë. Kosova me themelimin e forcave të armatosura si vendi më properëndimor në rajon,do të punoi më përkushtim për të qenë antare e NATO-së. E kaluara e lavdishme Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e popullit,historia nuk njeh rast kur komandanti i një ushtrie siç ishte komandanti lexhendar i UÇK-së Adem Jashari,të sublimohet së bashku me gjithë familjen për hirë të vendit të tij. Për Adem Jasharin dhe familjen e tij ishte shprehur në një rast edhe diplomati francez Bernard Kushner i cili ishte dhe administrator i parë i OKB-së në Kosovë. “Po të kishte çmim nobel për sakrifikicë dhe për liri ai do ti takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij” Ndërsa lideri Hashim Thaçi, Adem Jasharin e cilësoi si institucion të shenjtë të lirisë dhe të demokracisë së Kosovës, është krye heroi ynë babai i pavarsisë së Kosovës. Çdo popull,mundohet të krioji hero të bëjë mite për të kaluarën e lavdishme, por tek ne mjafton të vëmi kokën mrapa, nga Azem Bejta, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, ndërsa në luftën e UÇK-së vetëm në brigaden 114 të ZO të Drenicës komandantët e saj Fehmi Lladrovci dhe më vonë Ilaz Kodra ranë në altarin e lirisë, komandën e kësaj brigade e muar Sabit Lladrovci poashtu i plagosur në betejën e parë frontale të UÇK-së të zhvilluar më 28 Shkurt 1998 në Çirez. Të kujtosh Fehmi Lladrovcin, kujton krenarinë kombëtare, kujton ardhjen nuse të dades Xhevë në kohën kur Fehmi Lladrovci ishte në burg. Të gjithë ata djemë e vasha që do mbajnë uniformën e forcave të armatosura të Kosovës, do jenë krenar me shpërblimin që do ju bëjë historia e Kosovës. Forcat e armatosura domosdoshmëri e kohës Forcat e armatosura do jenë mbrojtëse të sovranitetit, integritetit territorial, qytetarëve, pasurisë dhe interesave të Republikës së Kosovës. Këto forca do të ruajnë diversitetin etnik të popullësisë në Kosovë, derisa rekrutimi do të ndodhë në mesin e shtetasëve të Republikës së Kosovës. Ushtria e Republikës së Kosovës do të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes rajonale, evropiane dhe stabilitetit global. Për tu krijuar Ushtria e Kosovës është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, ku duhet të votojnë edhe deputetët serb. Themelimi forcave të armatosura, është domosdoshmëri për për realizimin e aspiratave të lirisë dhe paqes nacionale, realizimin e aspiratave të lirisë dhe paqes nacionale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here