Thellohen dyshimet rreth implikimit të policisë në rastin “Kumanova”

0

Janë thelluar edhe më shumë dyshimet lidhur me aksionin policor në Kumanovë kur më 9 maj gjatë përleshjes së armatosur kanë punuar pandërprerë telefonat celularë, informon Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Dyshimi lind pikërisht tek çështja se si është e mundur që gjatë një aksioni kaq të rrezikshëm Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të mos vendos bllokator të valëve telefonike me qëllim që të shmang komunikimin për ndonjë keqpërdorim të mundshëm.

Burime për ZHURNAL thonë se policia me qëllim nuk ka shfrytëzuar bllokatorin e valëve, për të pasur kontakte të vazhdueshme me grupin e armatosur. Sipas kësaj, dyshimi edhe më tej rritet për një skenarë mirë të koordinuar mes grupit të armatosur dhe shërbimeve sekrete.

Gjatë gjithë ditës së përleshjeve sa ka zgjatur aksioni policor qytetarët pa kurrfarë problemi në lagjen e Trimave kanë mundur të komunikojnë përmes telefonave celularë. Ndryshe, gjatë kohës së protestave të opozitës para qeverisë në Shkup u bllokuan të gjitha lidhjet telefonike dhe të internetit.

E gjithë kjo sipas njohësve të sigurisë bëhet nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët përmes një “bllokatori të valëve” bllokojnë të gjitha valët e operatovë celularë në një diametër prej 1 kilometër ku mbahej protesta. Thuhet se kjo bëhet për shkaqe sigurie për shkak që fotografitë dhe atmosfera të mos përcjellet në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here