“The Telegraph” thotë se Berati është qyteti i dytë më i bukur në Evropë

0

E përditshmja e njohur britanike, “The Telegraph”, në versionin e saj online ka publikuar një artikull ku ka radhitur 30 qytetet më të bukura në Evropë. Vendi i dytë në këtë listë i takon qytetit të Shqipërisë, Beratit, transmeton KosovaLive. “The Telegraph” tregon se në fakt përzgjedhjen e qyteteve e kanë bërë agjencitë japoneze të turizmit. Për qytetin e Beratit shkruhet se shtrihet se në brigjet e lumit Osum dhe se lagjja Mangalem që paraqitet në fotografi mbrohet nga UNESCO. Vendin e parë në këtë listë e zë qyteti i Irlandës, Kilkenny.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here