“The Guardian”:Putini është njëjtë sikur Millosheviqi

0

“Putini është Millosheviqi për ish Bashkimin Sovjetik, njëlloj i keq, por edhe më i madh, i cili prapa një perde tymi gënjeshtrash, ai dëshiron të krijojë një shtet kukull paralel, në lindje të Ukrainës”, thuhet qysh në fillim të tekstit të The Guardian.
Gazetari i kësaj gazete, Timothy Garton Ash, ka shkruar hapur duke thënë “Zgjohu Evropë, nëse ke mësuar diçka nga e kaluara…atëherë Putini duhet të ndalet”.
Ash më pas e bën edhe një krahasim tjetër në mes të Putinit dhe ish presidentit të Jugosllavisë.
“Njejtë sikur Millosheviqi, Putini është i gatshëm të shfrytëzojë secilin instrument që i vjen për dore, pa kurrfarë kufiri. Në luftën e tij kundër perëndimit, ai shfrytëzon çfarëdo lloji të armatimit, shantazhe, sulme kibernetike, propagandë të sofistikuar mediale, operacione sekrete…”, vlerëson gazetari i The Guardian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here