Thaqi:kryeministrit i takon të marrë vendimin për shkarkim

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaqi ka thënë se është përgjithësi i kryeministrit Mustafa shkarkimi i Jabllanoviqit.

Ai pas homazheve të bëra për heroin kombëtar, Zahir Pajaziti ka thënë se Mustafa e ka mbështetjen e tij në çfardo vendimi që ai merr, qoftë edhe për shkarkimin e ministrit për kthim dhe komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

“E ritheksoj edhe nga ky moment jashtëzakonisht i veçantë për gjithë kombin shqiptar se institucionet do të marrin vendimet më të drejta të mundshme në kuadër të respektimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve”.

Ish-kryeministri Thaçi ka thënë se kryeministri Mustafa do ta ketë mbështetjen e tij, për çfarë do vendimi që ai merr.

“Natyrisht përgjegjësitë e kryeministrit janë të përcaktuara qartë dhe është në autoritetin e tij kjo çështje. Kryeministri e ka mbështetjen time në çdo vendimmarrje të mëtutjeshme”, ka thënë Thaçi./Indeksonline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here