Thaqi:”Gjermaninë,shumë kosovarë e konsiderojnë si atdheun e dytë”

0

Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaqi në rrjetin social Facebook postoi disa fotografi dhe komente lidhur me vizitën që bëri sot në shtetin gjerman.Ja disa nga fotot dhe përshtypjet e tij me fjalë dhe foto;

“Në Gjermani u pritëm me gjithë protokollin e shtetit ndërsa në takimet tona në Bundestag, Këshillin gjerman për Politikë të Jashtme potencuam dashurinë dhe lidhjen speciale që shumë kosovarë e kanë me Gjermaninë të cilën shumë qytetarë tanë shpesh e konsiderojnë si atdhe të dytë”;

11043013_821416347928726_9100211957031308719_n

“Ministri Frank Walter Steinmeier është njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor dhe mik i madh i Kosovës. Kemi fat që tash e shumë vite cështja e Kosovës nuk është cështje që ndan partitë gjermane por i bashkon ato pasi që pavarësia e Republikës sonë është përkrahur nga i tërë spektri gjerman. Edhe ky shtet ka qeveri të koalicionit të madh si në Kosovë dhe biseduam edhe për nevojën ruajtjes së stabilitetit politik në Kosovë”11025135_821416227928738_7864618948262152679_n.

“Kemi biseduar seriozisht edhe për anën ekonomike të bashkëpunimit. Do të gjejmë format më të mira që ta ndërprejmë izolimin ekonomik dhe social tëtë rinjëve kosovarë nëpërmjet punësimeve sezonale, investimeve gjermane në infrastrukturë rajonale.Kosova dhe Gjermania janë patnere edhe në agjendën globale të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit por edhe promovimin e dialogut me fqinjë si një parakusht të integrimeve europiane”.

10996014_821416324595395_1477896219567177956_n

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here