Thaqi përgjigjet para deputetëve për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot vazhdojnë seancën plenare, ku do të votojnë disa projektligje dhe raporte vjetore.

Kurse, pas votimit do të fillojë seanca e re, ku është paraparë interpelanca e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Në vazhdimin e seancës është paraparë të votohet projektligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative, projektligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Po ashtu, do të votohet raporti i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2014, raporti i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2014, raporti i Agjencisë Kosovare për prona për vitin 2014, raporti i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2014, si dhe rekomandimet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me kontestet biznesore dhe adresimi i tyre në gjykata.
Ndërsa, në seancë e re plenare, përveç interpelancës së Hashim Thaçit, është paraparë edhe shqyrti mi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zgjedhja e Avokatit të Popullit, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta, projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare, projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

Po ashtu, është paraparë të shqyrtohet propozim-vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, shqyrtimi i raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014, emërimi i anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Në këtë seancë është paraparë të shqyrtohet edhe kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës, si dhekërkesa e Komisionit për Zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri për shtyrjen e afatit për shqyrtimin e projektligjit për Digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here