Thaqi përgënjeshtron Jahjagën:”Nuk kemi diskutuar për Gjykatën Speciale”

0

Zyra e Zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftoi me anë të një kumtese sonte se deklarata e lëshuar pak orë më parë nga Zyra e presidentes së Republikës së Kosovës se në “takimin e mbajtur në mbrëmje në mes të kryeministrit Isa Mustafa, zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentes Atifete Jahjaga, është diskutuar për Gjykatën Speciale, nuk qëndron”.

“Takimi nuk ka pasur fare të bëjë me Gjykatën Speciale por ka qenë temë diskutimi vetëm përfaqësimi i Kosovës në Asamblenë e OKB-së, pas insistimit të presidentes që ajo ta udhëheq delegacionin kosovar, si dhe ndryshimet në Ligjin për Benificionet e Ish-Zyrtarëve të Lartë Shtetërorë pas përfundimit të mandatit. Për çështje të tjera, e theksojmë edhe një herë, nuk është diskutuar”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here