Thaqi në “Opinion”:”Nëse do të jem president i Kosovës mandatin do ta qoj deri në fund”

0

Hashim Thaçi ka zbuluar sot se e ka refuzuar dy herë postin e presidentit në Kosovë.

Atij i ishte ofruar ky post në vitin 2007 dhe në vitin 2009.

“Kam refuzuar postin e presidentit dy apo tri herë. Nuk e kam kërkuar asnjëherë këtë post”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë që ai ka zbuluar për herë të parë se posti i presidentit të Kosovës në vitin 2016, do t’i takoj PDK-së pasi që kjo i takon në bazë të marrëveshjes me LDK-në.

“Posti i presidentit do t’i takoj PDK-së. Ne do ta marrim vendimin më të mirë të mundshëm për vendin kur të vij koha. Nuk mund të them se a do të jem unë apo dikush tjetër. Gjithçka është caktuar dhe do ti vij koha gjithçkaje. Megjithatë unë do të doja që presidenti të zgjidhet nga populli”, ka përfunduar ai.

Mirëpo ai ka shtuar se nëse ai do të zgjidhet president i Kosovës më 2016 ai do ta qoj mandatin deri në fund dhe nuk do ta lë atë në gjysmë për kandidauar përsëri për kryeministër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here