Thaqi akuzon Brukselin

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liberalizimi i vizave po shtyhet pa drejtësisht. Ai ka thënë se Brukseli dhe pesë shtetet që s’po e njohin Kosovën janë duke e shtyrë këtë proces.

Thaçi ka thënë se qytetarët e meritojnë liberalizmin dhe Qeveria i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

“Brukseli është vonuar për Kosovën. Është definitivisht vendim politik i padrejtë i Brukselit në raport me Kosovën dhe për shkak të pesë vendeve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi në Rubikon të KTV-së.

Ai sot nuk ka dashur të jap ndonjë datë konkrete për liberalizmin të vizave, vetëm ka thënë se kjo mund të ndodh gjatë këtij viti.

” Nuk jam i sigurt të jap më data. Këtë tani nuk mund ta thotë askush. Por besoj që procesi mund të përfundojë brenda këtij viti”, ka thënë Thaçi.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe për drejtësinë. Sa i përket drejtësisë, ai ka lavdëruar këto institucione, duke i quajtur ato si më të pavarurat nga të gjitha në vend.

“Institucionet e drejtësisë në Kosovë, janë institucionet më të pavarura në vend”, ka theksuar Thaçi.

Ndërkaq ai ka hequr çdo mundësi që ikjet kanë mundur të vijnë për shkak të vazhdimit të mandatit të tij qeverisës, duke ia kujtuar blloku VLAN se i shkaktuan trauma dhe popullatës, raporton KTV.

Thaçi, i cili i ka vlerësuar si shumë të suksesshme 7- vjet të qeverisjes së tij, ka folur për marrëveshjet në Bruksel dhe Asociacionin e komunave serbe, për të cilin ka thënë se nuk është fryt i trysnisë nga Beogradi.

Deri sa ka hequr të gjitha dilemat se ky asociacion mund të ketë fuqi ekzekutive, ka thënë se ndikimi i Beogradit në Kosovë ka përfunduar dekada më parë.

Ndërkaq ka siguruar punëtorët e gjigantit Metalurgjik “Trepça” se për fatin e kësaj kompanie do të vendosë vetëm Kuvendi i Kosovës, duke i shikuar interesat e shtetit dhe të punëtorëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here