Thaçi uron gratë për 8 Mars

0

Në një fotografi ku shihet me gruan e tij Lumnijen, ndërsa vetë mbanë në dorë një qese najloni me gjëra brenda që nuk dihet se çka janë, zëvendëskryeministri njëherësh Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, i ka uruar gratë për 8 Mars. “Shoqëria jonë gjithmonë do të jetë më e fortë kur gratë dhe burrat gëzojnë mundësitë dhe të drejtat e barabarta. Ende jemi larg këtij ideali por sot rikujtojmë rolin e gruas si partnere, bashkëpunëtore dhe hisedare jo vetëm në lirinë dhe demokracinë tonë, por edhe në ndërtimin e familjes së shëndoshë të mbushur me dashuri. Urime 8 marsi! HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here