Thaçi: Uroj qytetarët e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave

0

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se Komisioni Evropian para pak çastesh ka miratuar raportin pozitiv për progresin mbi liberalizimin e vizave edhe për Kosovën.

“Ky vlerësim i Komisionit Evropian ndodhi pas implementimit pothuajse në tërësi të kritereve demokratike”

“Kosova është zotuar t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga procesi i zbatimit të liberalizimit të vizave”

“Uroj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderoj partnerët tanë evropian për vlerësimin pozitiv’ ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here