Thaçi: U dëshmua besimi i qytetarëve te institucionet

0
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, pas përfundimit të protestës së opozitës.
“Më vjen mirë që protesta e sotme simbolike në pjesëmarrje ishte paqësore. Kjo dëshmon pjekurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe besimin e tyre në institucionet e shtetit të tyre. Është e vërtetë që Kosova ende përballet me sfida, por është po ashtu e vërtetë që bashkërisht kemi arritur suksese të shumta. Prandaj, të vazhdojmë t’i bashkojmë energjitë tona pozitive dhe gjithë potencialin tonë ta vëmë në shërbim të interesit tonë nacional dhe shtetëror”, ka shkruar Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here