Thaçi tregon për raportet me Haradinajn e Limajn

0

Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka asgjë personale me Ramush Haradinajn dhe me Fatmir Limajn. ai ka folur në emisionin ‘Opinion’.

Thaçi ka thënë se me të dy ka raporte korrekte dhe vetëm mospajtime në fushën politike.

“Unë e vlerësoj periudhën e luftës, të angazhimeve të përpjekjeve edhe të z.Haradinaj edhe të z.Limaj. Me z.Limaj kemi punuar gjatë edhe pas luftës edhe në PDK”, tha Thaçi.

“Raportet e mija janë korrekte qoftë personale qoftë edhe institucionale dhe aagjë nuk kemi në kuptimin personal. Ka qenë opinion i tij, mendim i tij që të formoj parti të re. Ka krijuar partinë e re. Sot zhvillon jetën e vetë politike”, tha Thaçi.

“Raporte korrekte dhe personale dhe politike dhe institucionale. Unë me asnjërin prej tyre nuk kam ndonjë konflikt qoftë personal. Kam mospajtim në kuptimin parimor” tha Thaçi për Haradinajn.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here