Thaçi takon ministrin e jashtëm të Austrisë

0

Thaçi takon ministrin e jashtëm të Austrisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar të martën me Ministrin e Jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Thaçi ka treguar për takimin që e ka pasur me homologun e tij.

Lexojeni njoftimin e plotë:

Sot pata një takim të përzemërt me Ministrin e Jashtëm austriak Sebastian Kurz. Eshte vizita e parë bilaterale bërë në Prishtinë për vitin 2015 dhe ishte një mundësi e mirë për një bisedë më të thellë për konsolidimin politik dhe ekonomik të Kosovës. Kurz është përkrahës i madh i integrimit të Kosovës në BE ndërsa së shpejti do të marrë edhe një rol përkrahës konkret për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Poashtu, biseduam për nxitjen e investimeve të mëtutjeshme austriake në Kosovë si dhe përkrahjen e Vjenës për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. E njohtova edhe për përgaditjet tona në kuadër të procesit të Berlinit dhe për samitin ministerial të Prishtinës të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në mars. Ky takim do të jetë edheplatformë parapërgaditore për Samitin në Vjenë ku do të jetë prezente edhe Kancelarja Merkel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here