Thaçi takon Bahtirin: Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm

I pari i vendit ka deklaruar që pas fjalës së thënë nga qytetarët e Mitrovicës për bashkimin e qytetit, radhën të veprojnë e kanë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri më këtë rast kanë diskutuan rreth bashkimit të qytetit të Mitrovicës. “Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre”, ka thënë Thaçi. I pari i vendit ka deklaruar  që pas fjalës së thënë nga qytetarët e Mitrovicës për bashkimin e qytetit, radhën të veprojnë e kanë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. Këtë lajm Thaçi e ka bërë të ditur përmes një statusi të bërë në rrjetin social, Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here