Thaçi takon ambasadorin japonez

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka pritur të enjten Ambasadorin e Japonisë në Austri, jo rezident për Kosovën, z. Makoto Taketoshi. “Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Japonisë në Austri, jo rezident për Kosovën, z. Makoto Taketoshi, me të cilin diskutuam për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. E falënderova ambasadorin Taketoshi për përkrahjen e Japonisë që po i jep Kosovës në rrafshin politik, ekonomik dhe atë kulturor. Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Japonisë në zhvillimin ekonomik. U gëzova të mësoj se do të krijohen edhe më shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës të studiojnë në Japoni. (Foto: A. Ibrahimi) HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here