Thaçi: “Stoltenberg shprehu vlerësimin e madh për luftën tonë kundër ekstremizmit”

0

PRISHTINË, 23 JANAR – Sekretarin gjeneral të NATO-së e ka pritur edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministri Thaçi ka bërë me dije se gjatë takimit që ai ka patur me Sekretarin Gjeneral Jens Stoltenberg, ky i fundit ka shprehur vlerësimin e madh “për luftën tone kundër ekstremizmit” dhe “ka përshëndetur aprovimin e sotshëm të ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja”. “Poashtu biseduam edhe për transformimin e FSK në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe integrimin në Partneritet për Paqe dhe NATO”, ka bërë me dije Hashim Thaçi. “U pajtuam që me hapa pragmatikë dhe të koordinuar, Kosova si dhe tërë Ballkani, e kanë të ardhmen e sigurtë në familjen evro-atlantike”, ka përmbyllur njoftimin e tij të shkurtër zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here